Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohen se gjatë periudhës 24–31 mars 1999 në Gjakovë, në bashkëkryerje dhe në koordinim me struktura policore, ushtarake dhe paramilitare, kanë kryer vrasje, dëbim të popullsisë civile, si dhe shkatërrim e plaçkitje të pronës së tyre.
Në këtë operacion, sipas Prokurorisë, janë vrarë 65 civilë dhe janë zhdukur 12 të tjerë. Po ashtu, është propozuar që gjykimi të mbahet në mungesë, pasi të pandehurit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.
Prokuroria Speciale ka theksuar se mbetet e përkushtuar në ndjekjen e rasteve të krimeve të luftës, me qëllim të sigurimit të drejtësisë për viktimat dhe forcimit të sundimit të ligjit.



