Akterët e bizneseve diskutuan për Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave

05 korrik 2018 | 14:43

Zëvendësministri i Financave Fatmir Gashi, së bashku me anëtarët e Grupit punues për hartimin e Projektligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave (TAK), kanë takuar përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës, Shoqatës së Bankave të Kosovës, Shoqatës së Kompanive të Sigurimeve, Deloitte si dhe përfaqësuesit e Bankave Komerciale në Kosovë, për të diskutuar në lidhje me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave (TAK).

“Gjatë takimit të gjitha palët diskutuan për definimin e qartë të trajtimit tatimor të veprimtarisë bankare dhe trajtimin e veprimtarisë së sigurimeve në Kosovë. Me këtë rast, Zëvendësministri Gashi shprehi gatishmërinë e Ministrisë së Financave, për të diskutuar me të gjitha palët e interesit në funksion të hartimit të një projektligji sa më efikas dhe konform legjislacionit të vendit dhe direktivave të BE-së. Ai gjithashtu falënderoj përfaqësuesit e shoqatave të bankave dhe atyre të sigurimeve, si dhe pjesëmarrësit tjerë për kontributin për hartimin e këtij projektligji”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Sipas këtij njoftimi përfaqësuesit e Shoqatave të Bankave, Sigurimeve dhe pjesëmarrësit tjerë falënderuan zëvendësministrin Fatmir Gashi dhe Ministrinë e Financave për përfshirjen e tyre në procesin e diskutimeve për hartimin e Projektligjit për TAK.

/Epoka e re/

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I tërë personeli i Ndërmarrjes Publike “Infrakos” që nga fillimi…