Aktivistë të PDK-së në Pejë i japin mbështetje Valon Grabovcit për deputet

29 shtator 2019 | 18:51

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Adem Grabovci, dhe disa kandidatë për deputetë nga kjo parti, kanë marrë mbështetje nga disa aktivistë për zgjedhjet e 6 tetorit.

Grabovci ka thënë se aktivistët e PDK-së në Pejë mbështesin Veselin për kryeministër dhe Valon Grabovcin për deputet.

“Me disa nga aktivistët e PDK-së në Pejë, të cilët ishin që nga fillimi e asnjëherë nuk u ndalen së punuari e vepruari për PDK-në.
Mbështetje e fuqishme iu dha PDK-së, kryeministrit në ardhje, Kadri Veseli, dhe kandidatit për deputet, Valon Grabovci”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Me disa nga aktivistët e PDK-së në Pejë, të cilët ishin që nga fillimi e asnjëherë nuk u ndalen së punuari e vepruari…

Gepostet von Adem Grabovci am Sonntag, 29. September 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Malishevës ka arritur që në udhëtim të realizoj…