Aktivisti Fuad Murseli: Jam i dëshpëruar me Vetëvendosjen

27 gusht 2021 | 23:07

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fuad Murseli, është shprehur i dëshpëruar me degën e kësaj partie në Mitrovicë dhe me trajtimin që po u bëhet aktivistëve.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se këto zgjedhje do t’i bojkotojë.

“Me aq sa kisha mundësi e kam përkrahur Vetëvendosjen në krye me liderin Albin Kurti qe shumë vite, por jam i dëshpëruar me Vetëvendosjen dega në Mitrovicë dhe trajtimin që ata ju bëjnë aktivistëve me të vyshëm, te kjo zyre ki vlerë veç nesë je pjesë e kllikave te caktume ndryshe e ki deren mshel.Prandaj kam vendosur që t’i bojkotoj zgjedhjet lokale dhe të mos jap asnjë kontribut, sepse ju i keni vesh uniformen e VV’së por nuk po ju bjen taman.
Me dashni një aktivist i dëshperuar Fuad Murseli”, ka shkruar Murseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë…