Aktivisti i LDK-së të cilin e fotografoi Sveçla: I di ligjet, isha në rrugë dhe s’e prita, reagova me kulturë
Aktivisti i LDK-së, Art Merkoja i cili u fotografua dje gjatë zgjedhjeve në trotuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili e akuzoi se po e shkelte ligjin, tha se nuk pati frikë dhe se nuk po bënte asgjë të jashtligjshme.
Ai tha në Frontal në T7 se sipas ligjit, është e ndalueshme që të fotografohej në atë mënyrë.
“Unë i di ligjet. Nuk kam qenë në ambientet e brendshme të shkollës. Kam qenë krejtësisht në rrugë”.
Merkoja tha se emblemën e LDK-së “nuk e heq kurrë”.
“Unë nuk e prita, me të kallxu drejt”, tha ai.
“Reagova me kulturën që e kam kriju vetë dhe që e kam kriju në Forumin e Rinisë së Lidhjes Demokratike”, tha Merkoja.
“I penguan tri shkronjat e arta të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Unë jam krenar dhe i mbaj me nder këto tri shkronja”, tha ai.



