Aktivisti i PDK-së, mesazh strukturave vendimmarrëse: A keni harruar mbi çfarë u themelua kjo parti?
Aktivisti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Agron Haxhiu, ka përcjellë një mesazh për strukturat vendimmarrëse të partisë.
Në një postim në “Facebook”, ai ka pyetur këto struktura nëse kanë harruar nga kush dhe mbi çfarë u themelua kjo parti, duke theksuar se PDK-ja nuk është themeluar njësoj si partitë e tjera.
“A keni harruar nga kush dhe mbi çfarë u #themelua kjo parti (H.Th)? A keni harruar se rrënjët e saj janë në luftën e shenjtë të UÇK-së – ajo që solli lirinë dhe bëri shtetin e Kosovës? Kjo parti nuk u themelua njëjtë si të tjerat, të nënshkruara apo të nisura me huliganizëm si OJQ – shoqata ‘Nënë Tereza’ apo ‘KAN’ (LDK dhe VV). Vetëkënaqësia duke administruar vetëm disa komuna është përçmim i së kaluarës së PDK-së.
Zhvillohuni. Mendoni më shumë dhe veproni me guxim. Favorizoni gjeneratën e re – emra si Përparim Gruda, Arian Tahiri dhe të tjerë duhet të jenë më të shumtë dhe më prezentë. E ardhmja kërkon dinjitet.
Përzgjedhja duhet të jetë në nivelin edhe historike”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij:
Një thënie që i shkon sot PDK-së:
“Mos e ul veten për t’iu përshtatur askujt.”
Me këtë mesazh i drejtohem çdo strukture vendimmarrëse të #PDK-së – deputetëve, kryetarëve të komunave dhe zyrtarëve të lartë.
A keni harruar nga kush dhe mbi çfarë u #themelua kjo parti (H.Th)?
A keni harruar se rrënjët e saj janë në luftën e shenjtë të #UÇK-së – ajo që solli lirinë dhe bëri shtetin e #Kosovës?
Kjo parti nuk u themelua njëjtë si të tjerat, të nënshkruara apo të nisura me huliganizëm si OJQ – shoqata “Nënë Tereza” apo “KAN” (LDK dhe VV).
Vetëkënaqësia duke administruar vetëm disa komuna është përçmim i së kaluarës së PDK-së.
Zhvillohuni. Mendoni më shum dhe veproni me guxim.
#Favorizoni gjeneratën e re – emra si Përparim Gruda, Arian Tahiri dhe të tjerë duhet të jenë më të shumtë dhe më prezentë.
E ardhmja kërkon #dinjitet.
Përzgjedhja duhet të jetë në nivelin edhe Historike.



