Aktivisti i VV-së tregon për parregullsi në procesin zgjedhor

25 shtator 2022 | 20:10

Një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Alban Shala, ka thënë se ka manipulime në procesin e brendshëm zgjedhor.

Ai thotë se dikujt nuk po i pranohen vëzghuesit, e për dikë vëzhgon motra.

Postimi i tij:

“Demokraci thirret sistemi ku votën kërkush s’ta vjedh.”

Këngët e Grupit Troja, ato të cilat i kemi pasur frymëzim, tani janë veç tinguj që po hasin në veshë të shurdhër. “E drejta mbi të gabuarën” – këto kanë mbetur veç fjalë në letër.

E VETËVENDOSJE! veç DEMOKRACI nuk po tregohet. Dikujt nuk i pranohen vëzhguesit, e për dikë vëzhgon motra, madje edhe bën fushatë në vendvotim. Leonora Dervisholli
E si askund në botë krijohen ekipe mobile, gjoja për të mbledhur vota në terren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse po bëhen një muaj që kur mësimdhënësit kanë…