Aktori i famshëm në një lidhje dashurie me avokaten e tij (FOTO)

23 shtator 2022 | 12:35

Aktori i famshëm, Johnny Depp, është në një lidhje me Joelle Rich. Kjo e fundit është një avokate, e cila e përfaqësoi 59-vjeçarin në gjyqin e tij për shpifje në Mbretërinë e Bashkuar kundër “The Sun”.

“PageSix” shkruan se avokatja është e martuar dhe thuhet se është duke u ndarë, por divorci i saj mund të mos jetë finalizuar ende.

Aktori i famshëm në një lidhje dashurie me avokaten e tij (FOTO)

Ndërkohë kujtojmë se në fillim të kësaj vere, Depp ndezi thashethemet për romancë me një avokate tjetër, Camille Vasquez, e cila e përfaqësoi atë në gjyqin e tij të famshëm për shpifje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard.

Sidoqoftë, Vasquez shpejt i mbylli thashethemet duke i quajtur akuzat “seksiste” dhe “jo etike”.

Aktori i famshëm në një lidhje dashurie me avokaten e tij (FOTO)

“Unë kujdesem shumë për klientët e mi dhe padyshim që jemi afruar”, tha ajo për People në qershor. “Por kur them ne, kam parasysh të gjithë ekipin, dhe sigurisht që përfshin Johnny-n.”

Vasquez vuri në dukje se ylli i “Pirates of The Caribbean” kishte qenë miku dhe klienti i saj për katër vjet e gjysmë.

Aktori i famshëm në një lidhje dashurie me avokaten e tij (FOTO)Aktori i famshëm në një lidhje dashurie me avokaten e tij (FOTO)Aktori i famshëm në një lidhje dashurie me avokaten e tij (FOTO)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak për meritë të Red Bullit dhe pak për shkak…