Aktori i famshëm po shijon pushimet në jahtin 32 milionë paund

23 korrik 2021 | 16:20

Aktori i famshëm i Hollywood-it, Tom Cruise, po shijon disa ditë pushime në Cornwall. 59-vjeçari është duke pushuar në super jahtin luksoz, i cili kushton plot 32 milionë paund.

Jahti ku po qëndron 59-vjeçari, i quajtur “Triple Seven”, është parë teksa lundronte në gjirin e Penzances natën e kaluar, ndërsa aktori udhëtonte rreth vijës mahnitëse të bregdetit.

Mediat e huaja shkruajnë, jahti është i Roman Abramovich, pronarit të Chelsea-s dhe miliarderit të njohur. Nëse merret me qira për vetëm për një javë, shifra që duhet paguar është 460,573 paund.

Sipas “The Sun”, jahti 68 metra mund të presë deri në 12 persona si dhe 17 anëtarë të ekuipazhit. E në të nuk mungon asgjë, duke filluar që tek jacuzzi dhe deri te palestra. Po ashtu, një numër mjaft i madh dhomash janë të disponueshme.

Tom aktualisht po shijon një pushim nga xhirimet e filmit më të fundit, “Mission Impossible”, në Warner Bros Studios në Hertfordshire.

Çfarë luksi! Aktori i famshëm po shijon pushimet në jahtin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Specializuar dhe Këshilli i Specializuar i Kosovës, me…