Gjykata Speciale nis pushimet verore

23 korrik 2021 | 16:19

Prokuroria e Specializuar dhe Këshilli i Specializuar i Kosovës, me selinë e saj në Hagë, nga 26 korriku deri më 16 gusht do të kenë pushim veror në punën e tyre.

Sipas këtyre institucioneve, asnjë konferencë statusore, nuk do të mbahet gjatë kësaj periudhe, madje nuk do merren vendime në procedurë, përveç ndonjë vendimi që rezulton të jetë urgjent.

Gjyqi i parë kundër ish-eprorit të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Salih Mustafa është caktuar për 15 shtator të këtij viti.

Gjithashtu edhe tre procedura të tjera paraprake janë duke u zhvilluar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Pjetër Shala, si dhe Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të Projektit  “Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik…