Aktori i mirënjohur i humorit në gjendje të rënduar shëndetësore

01 nëntor 2020 | 20:13

Gjatë ditës së sotme, aktori i njohur i humorit Koço Devole ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore, në Spitalin Infektiv.

Në këto orë të fundit, aktori po reagon mirë dhe është duke u trajtuar për pasojat e sëmundjes, pasi Devole është konfirmuar negativ për Covid-19 ditën e djeshme por gjendja shëndetësore është rënduar si pasojë e sëmundjes së leucemisë që aktori vuante më herët, ka thënë i biri për mediat. “Gjendja është stabël. Mjekët më thanë që në këto momente trupi po reagon mirë. Mbrëmë morëm përgjigjen se ishte konfirmuar negativ për covid-19, ndërkohë që u rëndua për shkak të leucemisë dhe u pa e arsyeshme që ai të rikthehej në spital”, thotë i biri i Devoles.

Ndërkohë është publikuar edhe një foto e aktorit brenda spitalit infektiv në krah të mjekut infeksionist Pëllumb Pipero./ abcnews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ditë nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale amerikane, Donald Trump…