Aktorja Baraliu: Për një muaj ia kisha hekë nja 10 kilogram Ronaldos

30 nëntor 2022 | 00:36

Aktorja Shote Baraliu, ka thënë se Ronaldo braziliani është lojtari i saj i preferuar, madje thotë se në kohën kur ai luante, e ka parë në ëndërr që do të martohej me të.

Baraliu thotë se shumë futbollistë i kanë pëlqyer përgjatë viteve, mirëpo Ronaldo është i preferuari i saj.

“Kam filluar për të parë futboll nga viti 1998 në kohën e luftës, e kom këqyr Ronaldon e vjetër, e kom dashtë shumë, kam parë edhe ëndrra duke u martuar me të , tash u bë i vjetër, është trashur”, ka thënë Baraliu në Klan Kosova.

“Për një muaj ia kisha hekë nja 10 kilogram (Ronados)”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas lajmit se Qeveria e Kosovës po investion 1 milion…