Aktorja e njohur së shpejti nënë për herë të dytë

01 mars 2021 | 12:07

Eliza Dushku është shtatzënë për herë të dytë. Lajm të cilin e ka ruajtur të fshehtë për muaj me radhë. Aktorja me origjinë shqiptare ka zbuluar përmes një postimi në rrjete sociale se po pret fëmijën e saj të dytë duke postuar dhe një foto me barkun e rrumbullakosur.

E veshur me një fustan blu duke shijuar rrezet e diellit, aktorja shihet qartë se është në muajt e fundit të shtatzënisë, por gjininë ende nuk e ka zbuluar. Menjëherë të shumta kanë qenë komentet e ndjekësve të saj të cilët nuk kanë nguruar ta urojnë aktoren.

Aktorja u bë nënë për herë të parë në vitin 2019 me ardhjen në jetë të djalit Philip Bourne, nga martesa me biznesmenin Peter Pandijan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Toyota” ka nisur ndërtimin e një qyteti inteligjent prej 175…