Akuarel për qytetin e gurtë

02 mars 2021 | 15:29

Avni Azizi

Ky qytet i gurtë
Në zemër mbanë ëndrrat
Djersë të kripur xhaketash
Si një regjiment gjigantësh
Ende dridh pyje dhe fusha

Kur fati rritej si rrush i egër
Një lumë nëpër ultësirë
Drejt një shtegu të pafund
Shkrihej në themelet e tij
Sikur pluhuri nëpër stuhi

Tek shkallët e këtij altari
Këtij deti me valë të ngrohtë
Në këtë lëndinë në këtë hark
Nga dritaret krejt të hapura
Rrëshqet drita diellore lart

Këtu nga gjoksi i çdo qiriri
Flaka ndriçon frontin qiellor
Stolisë rrugët malet sheshet
Dhe me zërin e pastër si uji
Ndritshëm bëhet dritë

Në këtë qytet gurorë
Mbi gëzhojat e ndryshkura
Betimet dhe lulet e freskëta
Çdo zhurmë derdh bubullima
Vezullojnë vetëtima të mprehta

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidati për kryeministër, Albin Kurti,…