Ambasadorja franceze takon Kurtin, flasin për formimin e institucioneve

02 mars 2021 | 15:26

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, më të cilën kanë folur për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe formimin e institucioneve të reja.

Sipas njoftimit të LV-së, ambasadorja franceze ka shprehur dëshmoren e saj që të mos këtë vonesa në certifikimin e rezultatit zgjedhor në mënyrë që t`i hapet rrugë  formimit të institucioneve të reja. “Znj. Christine Butel e uroi kryetarin Kurti për fitoren në këto zgjedhje dhe shprehu dëshirën e saj që numërimi i votave dhe certifikimi i rezultatit zgjedhor të bëhet pa ndonjë vonesë në mënyrë që t’i hapet rrugë formimit të institucioneve të reja. Kryeministri në ardhje, z. Kurti e falënderoi për urimin dhe vizitën, dhe duke ndarë bindjen që qeveria e re do të konsolidohet shumë shpejtë, e njoftoi atë edhe me disa prej prioriteteve të saj që lidhen me shtetndërtimin demokratik dhe zhvillimin socio-ekonomik në vend”, është thënë në njoftimin e LV-së.

Kurse, Kurti ka folur edhe për sjelljen e qeverisë së re karshi opozitës në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar nivelin më të lartë të përgjegjësisë dhe frymën më të shtruar të bashkëpunimit për çështje që janë në interes të zhvillimit, sigurisë dhe progresit tonë si shoqëri e si shtet. “Në këtë takim u fol edhe për dialogun me Serbinë, ku z. Kurti kujtoi që dialogu duhet të jetë i përgatitur mirë dhe parimor. Në fund, të dy u dakorduan që me formimin e institucioneve të reja t’i thellojnë e zhvillojnë tutje marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve tona”, është thënë në njoftimin e LV-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari  i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe zëvendësi i tij,…