Al Hilal ofron 400 milionë euro në vit për Messin

04 prill 2023 | 21:21

Al Hilal ka bërë një ofertë zyrtare për Lionel Messin me një pagë prej më shumë se 400 milionë euro në vit.

Kështu po raporton Fabrizo Romani, i cili ka thënë se prioritet për Messin është sërish që të vazhdojë në Evropë.

Barcelona ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare për të, ani se është raportuar se kanë pasur kontakte me argjentinasin së fundmi.

Messi tashmë nuk e ka pranuar ofertën e fundit të Paris Saint-Germanit, dhe pritet t’i ndaj rrugët me klubin parisien gjatë kësaj vere.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, njoftoi se…