Enis Rexhepi nuk është përjashtuar nga Kosova, talenti i Stuttgartit mbetet pjesë e planeve të Dardanëve
Lajmet për përjashtimin e futbollistit Enis Rexhepi nga Përfaqësuesja e Kosovës nuk qëndrojnë, bëhet me dije nga burime të “Presheva Jonë”.
Sipas këtyre burimeve, Rexhepi nuk është përjashtuar nga Kombëtarja e Kosovës, por aktualisht bëhet fjalë vetëm për procedurat administrative pranë FIFA-s, të cilat janë të nevojshme për ndërrimin e përfaqësueses nga Shqipëria në Kosovë.
Deri në përfundimin e këtij procesi, futbollisti nuk mund të aktivizohet në ndeshjet zyrtare, por kjo nuk nënkupton përjashtimin e tij nga Kombëtarja.
Rexhepi, i cili aktivizohet te Stuttgart, është ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda dhe ka zgjedhur Kosovën me dëshirën e tij.
Talenti i ri konsiderohet një nga futbollistët premtues dhe pritet të jetë pjesë e rëndësishme e së ardhmes së Dardanëve.
Pra, bëhet fjalë për procedura administrative dhe jo për përjashtimin e Enis Rexhepit nga Përfaqësuesja e Kosovës.



