Al Khelaifi i pakënaqur nga Emery

08 dhjetor 2017 | 15:19

Me shumë gjasa Unay Emery nuk do të qëndrojë gjatë në stolin e PSG-së. Siç publikon e përditshmja franceze “L’Equipe”, tekniku duket se nuk i bind më drejtuesit e klubit, të cilët nuk shohin më tek ai njeriun e duhur për vazhdimësinë për realizimin e objektivit në Ligën e Kampionëve.

Presidenti Naser Al Khelaifi është shumë i zhgënjyer nga trajneri spanjoll dhe performanca e ekipit gjatë ditëve të fundit, çka mund të përkthehet me zëvendësimin e tij që në muajin janar, duke ndërprerë kështu projektin e nisur me trajnerin Emery.

Emrat e lakuar si pasues të Emeryt në stolin e skuadrës kryeqytetase janë: Diego Pablo Simeone, Antonio Conte dhe Jose Mourinho, por askush prej tyre nuk mund të afrohet në janar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e trajnerit Bylbyl Sokoli te skuadra e Vllaznisë…