Vazhdon të mbetet e paqartë e ardhmja e Sokolit

08 dhjetor 2017 | 14:38

E ardhmja e trajnerit Bylbyl Sokoli te skuadra e Vllaznisë nga Pozharani vazhdon të mbetet e paqartë.

Pas eliminimit nga gara e Kupës, Sokoli ka thënë se, sipas të gjitha gjasave, kjo ndeshje ishte e fundit për të në krye të Vllaznisë. “Sipas të gjitha gjasave, kjo ishte ndeshja ime e fundit me Vllazninë. Kontrata ime skadon në janar, ndërkohë që brenda javës do të ulemi me miqtë e mi, për të cilët erdha tek Vllaznia dhe të bisedojmë, por me pak mundësi që mund të vazhdoj edhe në pranverë”, ka thënë Sokoli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka më të fshehta dhe ekuacione. Gjithçka është mësuar…