Al-Khelifi: Kam pasur konflikt me Mbappen, nuk pendohem për asgjë

11 qershor 2025 | 14:16

Fitorja e Ligës së Kampionëve mund t’i sjellë një buzëqeshje presidentit të Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi, i cili foli për largimin e Kylian Mbappe te Real Madrid verën e kaluar.

Sulmuesi u largua nga Parisi në një transfertë të lirë, gjë që shkaktoi indinjatë të fortë te drejtuesit parisien dhe tifozët e saj. Numri një i PSG-së pranoi se ka pasur një mosmarrëveshje me Mbappe.

“Nuk jam penduar për asgjë kam bërë këtu. Dua ta falënderoj Mbappe për gjithçka që i ka dhënë klubit”, deklaroi Al-Khelaifi në “Canal 5”.

“Mbappe, Messi, Neymar, të gjithë lojtarët kanë qenë shumë të rëndësishëm për klubin. Ata kanë qenë Zlatan. Ne kemi qenë me fat këtë vit edhe pa të në ekip. Por i uroj atij më të mirën në Real Madrid”, shtoi presidenti i PSG.

Më tej, Al-Khelaifi shtoi: “Kylian është një yll i madh, një lojtar i madh. E pranoj se patëm një konflikt të vogël mes nesh, por nga zemra i uroj më të mirat. Natyrisht jo kur luan kundër nesh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar për ish-policin Arbnor…