Al-Nassr shkarkon trajnerin Garcia

12 prill 2023 | 13:37

Rudi Garcia nuk është më trajner i Al-Nassr. Mediumi spanjoll “Marca” raporton se klubi nga Arabia Saudite ka vendosur ta shkarkojë trajnerin francez.

Bisedat e tij sekrete në dhomat e zhveshjes duket se e kanë çuar kryesinë e klubit që ta marrë këtë vendim. Garcia është akuzuar për taktika të dobëta dhe për raportin e zbehtë me Cristiano Ronaldon.

Ish-trajneri i Romës e kishte marrë në dorë ekipin arab në qershor të vitit të kaluar. Duket se Ronaldo e kishte një takim me drejtuesit e klubit dhe aty portugezi e ka shprehur pakënaqësinë ndaj trajnerit, mbi të gjitha pas barazimit pa gola, 0-0 me Al Feiha. Al-Nassr gjendet tri pikë prapa liderit, Al Hilal, shtatë xhiro pa përfunduar sezoni në Arabinë Saudite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se mbledhja…