Alaba: Divorci me Bayernin i vështirë

06 maj 2021 | 15:52

Kur David Alaba iu bashkua Bayernit të Mynihut ishte vetëm 16 vjeç, teksa tashmë në moshën 28-vjeçare ai është duke luajtur ndeshjet e tij të fundit me fanellën e bavarezëve.

Pas plot 13 vitesh me bavarezët, ku ka arritur të fitojë shumë trofe, mbrojtësi ka një akord me Los Blancos dhe që pritet që shumë shpejt të bëhet zyrtare.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Alaba ka folur në lidhje me largimin e tij nga Bayerni i Mynihut.

“Është gjithmonë e vështirë kur vjen momenti i lamtumirës, pasi te Bayern jam ndjerë gjithmonë mirë, por po largohem nga kjo skuadër dhe është e pashmangshme të mos ndjej keqardhje sepse ka kaluar shumë vite, ku kam arritur të fitojë edhe shumë trofe. Nuk ishte një vendim i thjeshtë për t’u marr, por gjithsesi besoj se ardhmja ime do të vazhdojë të jetë po kaq e suksesshme sa tek Bayern”, ka deklaruar austriaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi i…