Alaba për herë të parë flet si lojtar i Realit

29 maj 2021 | 16:34

David Alaba është lojtari më i ri i Real Madrid.

Anësori i djathtë doli lojtar i lirë pas 10 viteve të kaluara te Bayern Munchen dhe ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me “Los Blancos”.

28-vjeçari ndihet i lumtur dhe ambicioz, teksa po pret me padurim debutimin me ekipin e ri.

“Largohem nga një klub të veçantë për të shkuar në një tjetër klub të veçantë. Jam i lumtur dhe i nderuar që do jem pjesë e Real Madrid. Pas shumë viteve të kaluara në Mynih do të përballem me një sfidë të re dhe do të jap gjithçka për të vijuar historinë e veçantë të këtij klubi. Mezi po pres të luaj ndeshjen e parë me fanellën ikonike të bardhë përpara të gjithë ju tifozëve në Madrid. Jam i sigurt që ky rrugëtim do të jetë i suksesshëm, së bashku me të gjithë tifozët madrilenë“, shkruan “xholi” austriak në “Instagram”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj sot ka…