Alaba preferon kalimin te Barcelona

08 mars 2021 | 16:31

Mbrojtësi i Bayern Munchen, David Alaba është gati të ndërrojë destinacionin nga Madridi në Barcelonë.

Gazetari gjerman i “Bild”, Christian Falk, ka publikuar një lajm i cili është bërë temë e diskutimeve në Spanjë. Sipas Falk, “Camp Nou” e tërheq Alaban më shumë sesa ndonjë transferim diku tjetër.

Alaba kishte deklaruar se e sheh të ardhmen në Spanjë, ku ai dhe agjenti i tij Pini Zahavi deklaruan se e ardhmja e austriakut është larg “Allianz Arenas”.

Zahavi njihet për lidhjet e tij të mira me tanimë presidentin e Barcelonës, Joan Laporta. Alaba mund të jetë zgjidhja në mbrojtjen katalunase, ai mund të luajë edhe në qendër të mbrojtjes edhe në të majtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria shqiptare propozon një procedure të veçantë për negocimin dhe…