Kurti akuzon Vuçiqin: Mbrëmë e shkeli nenin 4 të propozimit të BE-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka tendenca për të shkelur pikën 4 të propozimit të Bashkimit Evropian (BE).
Në një postim në “Twitter”, Kurti ka thënë se kjo po ndodhë pasi që Vuçiqi është zotuar mbrëmë se do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Kurti ka thënë se normalizimi i raporteve në mes të dy shteteve është i mundur vetëm nëse ato diskutojnë në mirëbesim dhe se sipas tij, Serbia ka vendosur mos ta bëjë këtë.
“Presidenti i Serbisë u zotua mbrëmë se do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo do të përbënte një shkelje të qartë të Pikës 4 të propozimit të BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim. Serbia me sa duket ka vendosur të mos e bëjë këtë”, ka shkruar Kurti.
Serbia's President vowed last night to oppose Kosova's membership in the UN. This would constitute a clear breach of Art. 4 of the EU proposal. Normalization of relations is possible only if both parties negotiate in good faith. Serbia has apparently decided not to do so.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 1, 2023