ALARMUESE: Organet e shtetit në shërbim të vetëgjyqësisë dhe grupeve që veprojnë jashtë ligjit

27 qershor 2026 | 22:03

Shkruan: Behgjet Pacolli

Prej më shumë se gjashtë javësh, Aeroporti i Vlorës mbahet i bllokuar dhe de facto i konfiskuar nga grupe që veprojnë jashtë ligjit, në prani dhe nën tolerimin e Policisë së Shtetit.

I bëjmë thirrje organeve kompetente të ndërhyjnë menjëherë për rivendosjen e ligjshmërisë dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore.

Një APEL i veçantë i drejtohet SPAK-ut që të thellojë hetimet për të identifikuar dhe ndëshkuar jo vetëm grupet që ushtrojnë vetëgjyqësi, por edhe urdhërdhënësit dhe dirigjentët e tyre, të cilët, nën petkun e institucioneve shtetërore, kanë mundësuar dhe mbështetur këto veprime të paligjshme.

Askush nuk mund të jetë mbi ligjin, e aq më pak ata që kanë detyrimin ta zbatojnë atë.

APEL ENTIT KONTRAKTUAL TE KONCESIONIT;

LEJONI MABCO-n të përfundojë Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

LEJONI që punimet të përfundojnë në përputhje me detyrimet kontraktore, me ligjin dhe me vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.

RRESPEKTONI kontratën e koncesionit dhe të drejtat e investitorit.
MABCO ka investuar qindra milionë euro në këtë projekt, duke marrë mbi vete barrë të madhe financiare, profesionale dhe teknike të një partneriteti publik-privat me rëndësi strategjike për vendin.

Pavarësisht pengesave të vazhdueshme dhe bllokadave që prej afro një viti janë ushtruar nga individë dhe struktura institucionale që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, MABCO e ka përfunduar pothuajse tërësisht këtë vepër. Sot nevojiten vetëm pak ditë pune për të riparuar dëmet e vandalizmit dhe për të zëvendësuar pajisjet, mjetet dhe instrumentet që u prishen ose u dëmtuan gjatë periudhës nga kur aeroporti po mbahët peng nga grupe të paligjshme, në prani të Policisë së Shtetit.

MABCO i ka të gjitha kapacitetet për ta përfunduar menjëherë këtë projekt: ka financimin, logjistikën, menaxhimin, specialistët dhe programin e zbatimit. E vetmja pengesë mbeten grupet që vazhdojnë të ushtrojnë vetëgjyqësi dhe ata që, nën petkun e institucioneve shtetërore, i mbështesin ose i tolerojnë këto veprime.

MOS LEJONI që paligjshmëria të triumfojë mbi ligjin. Lejoni përfundimin e Aeroportit të Vlorës, zbatoni vendimet e Gjykatës së Lartë dhe riktheni autoritetin e shtetit të së drejtës. Këtë e meriton Shqipëria, këtë e meritojnë qytetarët e saj.
Behgjet Pacoll

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agim Rexhepi Sipas vlerësimit tim, me këto politika dhe veprime…