Alban Dragusha drejt stolit të Prishtinës pas largimit të Tovërlanit

17 mars 2026 | 22:16

Trajneri i njohur Alban Dragusha, pritet të marrë drejtimin e FC Prishtina, pas largimit të Afrim Tovërlanit, nga posti i kryetrajnerit.

Dragusha vjen pas një periudhe të suksesshme në krye të KF Ramiz Sadiku, ndërsa së fundmi është ndarë nga klubi me marrëveshje të ndërsjellë.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se ai është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës kryeqytetase, në një moment kur Prishtina synon rikthimin e rezultateve pozitive.

Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të ndodhë në ditët në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ehat Miftaraj, lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt…