Alban Zeneli pranon mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë

11 mars 2019 | 13:43

Alban Zeneli është kandidati i radhës nga lista e Partisë Demokratike (PD) që ka pranuar mandatin e deputetit, duke dalë nga radhët e selisë blu, e cila u ka kërkuar ta refuzojnë këtë mandat.

Alban Zeneli, i cili është në listën e PD-së për Qarkun e Kukësit, e ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ duke shprehur vullnetin për të pranuar mandatin e deputetit.

Alban Zeneli renditet tek ata kandidatë që kanë ndryshuar mendje, pasi ai ka firmosur lënien e mandatit në bllok. Madje në protestën e 5 marsit, ai ka marrë fjalën duke djegur publikisht mandatin.

“Edi Rama qarkut të Kukësit i solli vetëm mjerim, varfëri dhe emigrim. Mandati nuk është i yni por i qytetarëve të Kukësit, Tropojës, Hasit, qytetarëve që votuan PD-në”, pati thënë Zeneli në protestën para Parlamentit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) këtë të hënë pritet të bëjë zëvendësimin e gjashtë mandateve të lëna nga deputetët e PD-së dhe LSI-së. /TCh/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë…