Alban Zogaj emërohet shef i kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës

24 shkurt 2020 | 13:28

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar Alban Zogajn si shef i kabinetit në këtë ministri.

Abdixhiku ka bërë me dije se Zogaj e ka të përfunduar magjistraturën në Britani të Madhe e doktoraturën për ekonomi në Itali

“Është i specializuar në politikat makroekonomike, ekonomiksin e zhvillimit, politikat industriale, financat publike e në menaxhment. Ka të publikuara një sërë punimesh ekonomike në revistat më prestigjioze ndërkombëtare. Së fundmi ishte ekonomist kryesor në organizatën prestigjioze amerikane MCC, zyra në Kosovë”.

“Si ekspert i ekonomisë, si ligjërues universitar, si menaxhues i jashtëzakonshëm, Albani me përvojën e tij 15 vjeçare në projekte brenda e jashtë vendit, do t’i sjellë ekipit tim koordinimin e energjinë e domosdoshme. Vlerat e tij të punës, etika e dija që në vete bartë ai, do të jenë asete për gjithë ekipin tim; për ministrinë, shoqërinë e Republikën”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Dr. Alban Zogaj do të jetë Shef i Kabinetit tim në Ministri. Albani ka të përfunduar magjistraturën në Britani të Madhe…

Gepostet von Lumir Abdixhiku am Montag, 24. Februar 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca është…