Albana Bytyqi mbështet minimaratonën për fëmijët me autizëm
20 maj 2026
| 11:46
Kandidatja për deputete e AAK-së, Albana Bytyqi, ka bërë me dije se sot ka blerë numrat për pjesëmarrje në minimaratonën dedikuar fëmijëve me autizëm.
Ajo theksoi se ky aktivitet ka për qëllim të përcjellë mesazhe mbështetjeje, dashurie dhe përfshirjeje për fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre.
“Sot bëmë blerjen e numrave për minimaratonën e fëmijëve me autizëm. Çdo hap që do të bëhet në këtë aktivitet është një mesazh mbështetjeje, dashurie dhe përfshirjeje për këta fëmijë të mrekullueshëm”, ka shkruar Bytyqi në “Facebook”.



