Albana Bytyqi: Përkrahja e grave në Suharekë është motiv dhe përgjegjësi

03 qershor 2026 | 21:30

Kandidatja për deputete e AAK-së me numër 6, Albana Bytyqi, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që po merr nga gratë në Suharekë gjatë fushatës zgjedhore.

Ajo ka vlerësuar rolin e grave në jetën shoqërore dhe politike, duke theksuar se ato përbëjnë vizionin dhe fuqinë e shoqërisë.

Sipas Bytyqit, gratë në Suharekë gëzojnë përfaqësim të denjë dhe kanë dëshmuar sukses të jashtëzakonshëm, duke u bërë shembull unik në Kosovë.

“Përkrahja nga ana e tyre është motiv dhe përgjegjësi njëkohësisht. Faleminderit për përkrahjen”, ka deklaruar ajo.

Bytyqi po garon në zgjedhjet parlamentare si pjesë e listës së AAK-së me numër 6.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Aleancës për deputet, Dardan Krasniqi, ka reaguar ashpër…