Albena Reshitaj largohet nga partia e Behgjet Pacollit

23 tetor 2018 | 21:01

Albena Reshitaj ka dhënë dorëheqje nga çdo detyrë dhe obligim që kishte brenda Aleancës Kosova e Re.

Ish/ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që aktualisht ushtron postin e këshilltares së kryeministrit, Ramush Haradinaj, ka vendosur që të jetë e përkushtuar karshi detyrave që i cakton shefi i qeverisë.

“Po unë jam larguar përfundimisht nga AKR, meqë e kanë pas një mbledhje të kryesisë unë ju kam dërguar edhe me shkrim një informacion që jam larguar përfundimisht nga kjo parti, ku edhe i kam falënderuar për përkrahje dhe bashkëpunim”, ka thënë ajo për “Indeksonline”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i parlamentit gjerman, Peter Beyer, njëherësh anëtar i partisë…