Albërie Hadërgjonaj shkëput kontratën me “Arkiva Shqip”, paralajmëron padi  

08 shtator 2020 | 12:27

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka njoftuar se ka shkëputur kontratën e bashkëpunimit me kompaninë “Arkiva Shqip”, e cila ia menaxhonte kanalin e saj në “YouTube”.

Ajo bëri të ditur se tashmë ka hapur një kanal të ri personal në “YouTube”, ku do t’i publikojë të gjitha këngët e saj, ngase në atë paraprak i janë fshirë.

Madje, Albëria me anë të një postimi ka paralajmëruar padi për kompaninë në fjalë, duke thënë se ka angazhuar edhe avokat. “@arkivashqip përveç se marrin me shumë se ti për djersen tënde ata në moment që nuk do të bashkëpunosh me ta të fshin të gjithë historikun e karrierës tënde. Unë si shtetase amerikane e kam marr një avokat për këtë çështje”, ka shkruar ajo në “Instagram”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prodhimi industrial në Gjermani u rrit shumë më pak se…