Albin Kurti demanton deklaratën e Vjosa Osmanit për takime të fshehta me Vuçiq dhe Lajçak

18 maj 2026 | 21:14

Albin Kurti ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit për takime të fshehta të kryeministrit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Kurti ka demantuar këto deklarata, duke thënë se nuk ka pasur takime veç e veç me Vuçiqin.

“Unë me presidentin e Serbisë nuk jam takuar asnjëherë në dhomë veçmas dhe asnjëherë nuk jemi takuar vetëm me Lajçak. Në atë fotografi nuk shihen, por ka njerëz që janë anash dhe mbajnë shënime. Nuk bëhen këto takime sekrete. Nuk ka takime që ne i zhvillojmë dhe nuk dimë se çfarë u tha aty. Ato janë takime të organizuara në mënyrë serioze, me rregulla diplomatike”, tha Kurti në KTV.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, në emisionin Interaktiv, foli për…