Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi lirohen nga paraburgimi

29 dhjetor 2017 | 12:59

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Donika Kadaj- Bujupi janë liruar sot nga paraburgimi.

Ky vendim është marrë nga Gjykata Themelore të Prishtinës pas dëgjimit të fjalës përfundimtare e prokurorit edhe të akuzuarve për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Trupi gjykues ka vendosur që shpallja e aktgjykimit të bëhet më 3 janar 2018 në orën 13:00. Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli janë të akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Kurti në fjalën përfundimtare të tij, ka thënë se veprimet e tij dhe të tre të akuzuarve të tjerë, janë padëgjueshmëri parlamentare e jo vepër penale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikoi Llogaritë Qeveritare të…