“Albin Kurti synon kontroll mbi pozitat kyçe, jo Vetëvendosje si parti”

14 prill 2026 | 22:12

Komentatori politik Arton Demhasaj, ka kritikuar zhvillimet e fundit politike, duke e lidhur situatën institucionale me përqendrimin e pushtetit në duart e kryeministrit Albin Kurti.

Demhasaj tha se nuk bëhet fjalë për një përpjekje të Lëvizjes Vetëvendosje si parti për të marrë pushtet të plotë, por për një tendencë të Kurtit personalisht për të kontrolluar pozita me rëndësi në shtet.

Ai komentoi edhe vendimin për vazhdimin e mandatit të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë për 5 vite, duke e cilësuar si mungesë urgjence për një vendim të tillë në këtë moment institucional.

“Kur ka pozita me shumë pushtet, ai dëshiron të ketë ndikim. Edhe në këtë rast, nuk ka pasur urgjencë që të bëhet vazhdimi për pesë vite nga një ushtruese detyre e presidentes. Ka mundur të bëhet për një periudhë më të shkurtër deri në zgjedhjen e presidentit të plotë,” u shpreh Demhasaj në Politiko.

Sipas tij, vendime të tilla po tregojnë një mënyrë të centralizimit të vendimmarrjes në një periudhë të ndjeshme politike dhe institucionale në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se Kurti është munduar…