
Albin Tahiri shënon rezultatin më të mirë personal në Lojërat Olimpike Dimërore
07 shkurt 2022
| 10:29
Skitari Albin Tahiri ka garuar sot në disiplinën e lëshimit në skijimin alpin të Lojërave Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.
Tahiri përfundoi në vendin e 35-të nga 43 garues, pozita e tij më e mirë në Lojërat Olimpike Dimërore.
Atleti kosovar pati kohën 1 minutë e 52.44 sekonda.
Albini do të garojë edhe në disiplinat e kombinimit alpin, sllallomit dhe sllallomit të madh.