Albina Kelmendi flet për raportin që ka me vajzat e bashkëshortit të saj

10 nëntor 2022 | 12:30

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi i ka dhënë fund beqarisë dy javë më parë.

Ajo dhe partneri i saj, biznesmeni Valon Vataj, kurorëzuan dashurinë me martesë në një nga restorantet në Prishtinë.

Çifti, të cilët bënë publike lidhjen në fillim të këtij viti, kanë qenë ndër emrat më të komentuar në faqet rozë.

Së fundmi e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Albina tha se në fillim nisën të punonin bashkë, hapën një biznes dhe me kalimin e kohës ndjenjat ndryshuan.

Albina tregoi se është përballur me paragjykime nga njerëzit për shkak se Valoni është baba i dy vajzave.

E pyetur për raportin që ka me ta, ajo tha “i dua fort dhe dua më të mirën për ta”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Karim Benzema është në listën e Francës në Botërorin e…