Albulena Bilalli, kandidate për deputete nga ekipi i Vjosa Osmanit

12 maj 2026 | 20:22
Dr. Sci. Albulena Bilalli do të jetë kandidatje e radhës për deputete nga ekipi i Vjosa Osmanit.

Lajmin e ka njoftuar vetë Osmani përmes një shkrimi në Facebook.

Osmani tha se ‘Dr. Sci. Albulena Bilalli i bashkohet garës për deputete, duke sjellë me vete një rrugëtim të veçantë mes akademisë, artit dhe shkencës, të ndërtuar përmes një karriere të suksesshme ndërkombëtare’

“Ajo ka shënuar një arritje të rrallë duke u bërë doktoresha e parë e huaj në Fakultetin e Grafikës të Universitetit të Zagrebit dhe mbetet e vetmja nga rajoni në këtë fushë, e vlerësuar me gradën më të lartë akademike “Summa Cum Laude”.Për më shumë se 15 vite, ka qenë pranë studentëve, në laboratorë e projekte kërkimore, duke kontribuar në formimin e gjeneratave të reja në art, dizajn dhe zhvillimin e industrisë grafike e të prodhimit në Kroaci.Puna e saj shkencore përfshin studime dhe prezantime të shumta ndërkombëtare, ndërsa është pjesë e grupit prestigjioz “Language of Colour” pranë International Colour Association (AIC).Përtej akademisë, ajo ka ruajtur gjithmonë lidhjen me kulturën shqiptare në diasporë dhe ka kontribuar në projekte që lidhen me trashëgiminë kulturore shqiptare” shkruan Osmani raporton “Gazeta Blic”.

Njoftimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar…