Albulena Haxhiu: Kosova e 85-ta në raportin e fundit për korrupsion

07 dhjetor 2018 | 15:00

Lëvizja Fol dhe Democracy Plus, në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, kanë organizuar një diskutim me studentë rreth problemit të korrupsionit në Kosovë.

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova ndodhet në vendin e 85-të, në listën e shkallës së korrupsionit, njofton Klan Kosova.

“Korrupsioni është njëra prej dukurive më negative në vend dhe një prej pengesave më të mëdha kur bëhet fjalë për zhvillimin ekonomik. Kosova sipas hulumtime të ASK mbërrin në 40 % shkallën e papunësisë. Vizitorët e shumtë na kanë thënë shpesh se janë përballur me disa raste që nëse ata donë të investojnë këtu atëherë duhet të japin ryshfet”, ka thënë deputetja Haxhiu para studentëve.

Ajo ka shtuar se institucionet vendore nuk po bëjnë mjaftueshëm për ta luftuar këtë dukuri negative dhe sipas saj, Kosova ka nevojë për nxjerrjen e Ligjit antimafia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe…