Albulena Haxhiu thotë se Arben Vitia bëri punë të jashtëzakonshme

01 tetor 2021 | 14:55

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi bashkëpartiaku i saj, Arben Vitia ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

Pavarësisht se i njëjti është kritikuar në vazhdimësi për keqmenaxhim me pandeminë dhe është kërkuar dorëheqja e tij, Haxhiu ka thënë se Vitia ka bërë punë të jashtëzakonshme.

“Faleminderit për punën e jashtëzakonshme në kohën më të vështirë për qytetarët dhe vendin!”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Ilir Meta ka liruar nga detyra katër ambasadorë të…