
Albulena Haxhiu: Uroj që Xhavit Haliti të kthehet nesër nga Pogradeci
03 prill 2021
| 23:13
Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje ka ftuar Xhavit Halitin e PDK-së që të kthehet nga Pogradeci dhe të votojë për Vjosa Osmanin president.
‘’Meqë s’ndodhet në Kosovë, uroj të vijë nesër’’, tha ajo në Klan Kosova.
Sipas saj, seanca do të vazhdojë nesër.
‘’Besoj që sot do të shtyhet seanca sepse nuk janë 80 deputetë që po e japin votën në kuti. Prania fizike nuk është e majftueshme, prandaj besoj që ajo do të vazhdojë nesër’’, ka deklaruar Haxhiu.