Aleanca di vetëm kur nisi dhe mbaroi takimi, jo çka folën Hoti dhe Vuçiqi

06 gusht 2020 | 08:29

Selim Selimi, ministër i Drejtësisë, ka thënë se nuk ka informacione se çka ka biseduar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti me presidentin serb Alekandër Vuçiq.

Si mysafir në Frontal, Selimi ka ironizuar kur është pyetur se çka e njoftoi shefin e tij në parti, Ramush Haradinajn, për takimin Hoti-Vuçiq. “Kohën e saktë të mbajtjes së atij takimi dhe kohëzgjatjen e takimit”, ka thënë Selimi duke mos e mohuar nervozizmin që ka shkaktuar sjellja e Hotit në raport me partnerin e koalicionit. “Për çështje nacionale normalisht që ka nervozë kur ti nuk ke mundësi të barabartë me pa ku qëndrojmë si koalicion”, ka thënë Selimi, i cili, ndonëse ishte në Bruksel, Hoti nuk e ka marrë në takimin me presidentin serb.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jeton Dushi është larguar nga skuadra e Dukagjinit nga Klina.…