Aleanca Kosovare e Bizneseve viziton kompaninë e ujit natyral “Juniku”

30 gusht 2023 | 00:32

Në vazhdën e punës në terren dhe takime, këtë javë kryetari Fetahu së bashku me bashkëpuntorë vizituan dhe anëtarësuan disa biznese të sektorve të ndryshëm si prodhues, shërbyes, tregtar dhe shumë shërbime të tjera në këto sektorë në Gjakovë dhe më gjerë në rrafshin e Dukagjinit.

Nga këto vizita u arritën marrëveshje anëtarësie me kompaninë e shitjes së ujit natyral dhe mineral  me çmime dhe kualitet tejet të mirë për klientë.

Nje kompani serioze në këtë veprimtari për rrafsh të Dukagjinit, me biznesin “Juniku” Sh.P. K me pronar z. Mic Tofaj.

Kryetari z. Fetahu së bashku me bashkëpuntorë të tij, e përgëzuan z. Tofaj dhe z.Leonard Llolluni, për punën që po bën si një prodhues, shërbyes, me oferta të ndryshme, i shkëlqyeshëm dhe shumë cilësor për klientët qe e vizitojnë nga mbarë Kosova dhe shërbyes i suksesshëm në të gjitha llojet e veprimtarisë te këtij sektori për klientët, dhe si biznes që ka një numër të madh punëtoresh të punësuar, gjë qe ul dukshëm papunësinë dhe njëherish rrit buxhetin e shtetit si tatimpagues i madh në këtë sektor.

Nga sot e tutje biznesi ne fjalë është anëtar i AKB-së dhe rrugëtimi të ecë se bashku me të gjitha bizneset qe ka Aleanca Kosovare e Bizneseve si e vetmja “LIDERE” e të bërit biznes në Kosovë dhe Rajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gëzim Zakuti dhe Hisni Gecaj, të dyshuar për vrasjen e…