Aleati i Putinit pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane

08 nëntor 2022 | 08:07

“Zotërinj, ne ndërhymë, po ndërhyjmë dhe do të ndërhyjmë“, tha Prigozhin në një deklaratë të cituar nga ekipi i tij. “Me kujdes, e saktësi kirurgjikale, ashtu siç mundemi”, ka shtuar Prigozhin.

61-vjeçari i bëri këto deklarata teksa po i përgjigjej një kërkese për të komentuar një raport të Bloomberg që thoshte se Rusia po ndërhynte në zgjedhjet e mesmandatit në ShBA.

Ky lajm vjen në ditën e fundit të fushatës në prag të zgjedhjeve afatmesme që do ta formësojnë pjesën tjetër të mandatit të presidentit amerikan Joe Biden dhe mund të hapë rrugën për një rikthim në Shtëpinë e Bardhë nga Donald Trump.

Në shtator Prigozhin konfirmoi se kishte themeluar grupin mercenar Wagner , anëtarët e të cilit kanë qenë në ballë të ofensivës së Moskës në Ukrainë.

Deklarata e oligarkut rus u interpretua nga shumë analistë si dëshmi që Prigozhin po konsideronte një rol të mundshëm politik në Rusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët e lartë të Listës Serbe, të cilët më 5…