GJILANI ME SHTËPINË SELI TË SHTABIT TË UÇK-SË

20 qershor 2026 | 23:35


Ismet Sylejmani

Gjilani është i vetmi qytet në Kosovë ku, pas çlirimit më 15 Qershor 1999, Komanda e Shtabit të Zonës Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 16 Qershor 1999 e vendosi Selinë e Saj në një shtëpi private brenda qytetit!

Kjo shtëpi private, nuk ishte një shtëpi e zakonshme!

Shtëpia ishte e Heroit të Kombit Rexhep Malaj, një prej figurave më të ndritura të lëvizjes revolucionare shqiptare, çeliku i qëndresës, sakrificës dhe luftës për liri të popullit shqiptar!

Në shenjë nderimi, respekti dhe mirënjohjeje për veprimtarinë atdhetare e revolucionare, Ushtria Çlirimtare e Kosovës e mori vendimin e madh, që Shtëpia e Heroit të Kombit Rexhep Malaj të shndërrohej në Seli provizore të Komandës së Shtabit të Zonës Operative të Karadakut!

Vendimi kishte rëndësi të jashtëzakonshme politike, ushtarake, historike dhe kombëtare!

Ai vendim historik dëshmonte se lufta çlirimtare e UÇK-së ishte vazhdimësi e drejtpërdrejtë e rrugës së Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, që kishin vepruar e sakrifikuar dekada më parë për lirinë e Kosovës!

Vendosja e Shtabit të UÇK-së në shtëpinë e Rexhep Malajt ishte një akt i lartë nderimi institucional dhe kombëtar!

Ishte një mesazh i qartë se ideali për të cilin jetoi, veproi dhe ra Heroi i Kombit po bëhej realitet me çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese!

Nisur nga sa u tha më sipër, Shtëpia e Heroit të Kombit Rexhep Malaj në Gjilan, mbetet një ndër objektet më të rëndësishme të kujtesës sonë historike!

Në Shtëpinë heroinë, u bashkuan simbolikisht dy epoka të lavdishme të rezistencës shqiptare, ajo e veprimtarisë revolucionare të Komandantit të Partisë së Luftës të Kosovës Rexhep Malaj dhe lufta heroike historike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari!

Prishtinë, 20 Qershor 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë…