Alec Baldwin: Karriera ime mund të marrë fund pas vrasjes aksidentale në xhirime

03 dhjetor 2021 | 14:21

Aktori i njohur, Alec Baldwin ka pranuar se karriera e tij e aktrimit mund të ketë mbaruar pas vrasjes së kineastes Halyna Hutchins gjatë xhirimit të filmit “Rust”.

“Mund të jetë”, tha aktori 63-vjeçar në një intervistë për ABC News, duke shtuar se nuk i interesonte.

Baldëin tha gjithashtu se ai “nuk e tërhoqi këmbëzën” e armës gjatë incidentit të 21 tetorit në Neë Mexico.

“Dikush ka futur një plumb të vërtetë në një armë”, tha aktori. “E di që nuk jam unë”.

Baldwin është më i njohur për interpretimet e tij në filma si Glengarry Glen Ross dhe The Hunt For Red October, si dhe imitimin e tij të Donald Trump në skeçin e shfaqjes amerikane Saturday Night Live.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, i…