Aleksandër Spiriq mohon që u rrah brutalisht në Kopaonik nga Radojçiqi

28 shkurt 2024 | 22:56

Kryetari i Komunës paralele së Mitrovicës, Aleksander Spiriq, në mediat serbe e ka mohuar që ai është në video ku shihet Milan Radojçiq duke e rrahur brutalisht. Në ndërkohë, nga Policia në veri thanë se i njëjti nuk kishte raportuar ndonjë rast që kishte të bëjë me ushtrim të dhunës mbi të.

Nga një restaurant me të njëjtin emër, në pronësi të Milan Radojciq, por në territorin e Serbisë respektivisht zonën malore të Kopaunik, RTK publikoi një video duke u sulmuar brutalisht ish-kryetari i Komunës paralele të Mitrovicës Veriore, Aleksandër Spiriq.

Sulmuesi, është hiq më pak se Milan Radojciq, krimineli i futur në listën e zezë të SHBA-ve e Britanisë së Madhe, që kontrollonte veriun.

Videoja, ka konfirmuar raportimet e televizionit të shtatorit të kaluar, që kishin konfirmuar rrahjen brutale të Spiriq-it nga ana e Radojqiç-it.

Por Spiriq, e ka mohuar që është ai viktima në videon e publikuar nga RTK.

Ndonëse në atë periudhë ishte banor i Kosovës, nga Drejtoria e Policisë në Mitrovicën e Veriut e konfirmuan që i njëjti nuk kishte paraqitur rast të ushtrimit të dhunës mbi të.

Me komunikimet që televizioni ka pasur me burime nga veriu i vendit, ata kanë treguar që Spiriq nuk është parë më në Kosovë që nga shkarkimi i tij.

Aleksandër Spiriq kishte udhëhequr me komunën e Mitrovicës Veriore ilegale, që objektin e ka prapa nesh nga viti 2020 deri në vitin 2023.

Shkarkimi i Aleksander Spiriq-it nga pozita e kryetarit të Komunës paralele të Mitrovicës Veriore kishte ndodhur pak ditë pasi i njëjti ishte rrahur brutalisht nga udhëheqësi i grupit terrorist në Banjskë, Milan Rajdojciq.

E ky me gjasë nuk ka qenë rasti i vetëm që Radojciq ka ushtruar dhunë mbi qytetarët me pozita të ndryshme në Veri të Kosovës.

Ish-hetuesi policor që ka funksionuar në veri të vendit përmend raste të tilla.

“Ka raste të tjera, kryetari i Sindikatës së Arsimit që e organizon një grevë, po i njëjti person i shtën me armë zjarri rreth e rreth këmbeve me frikësu që kolektivi mos me bojkotu ndërrimin e një drejtori të shkollës e që ka qenë urdhër i Ministrisë së Arsimit në Serbi”, ka thënë Murat Mehmeti – ish-hetues policor.

Radojçiqi vazhdon të jetë i lirë në Serbi, pavarësisht se mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, shtatorin e kaluar. RTVDukagjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën organizimin e “Gecjan Fashion Group”, me producent Ilir Gecin…