Ali Ahmeti: Bashkimi kombëtar s’bëhet, shqiptarët t’i forcojnë shtetet e tyre

13 qershor 2018 | 21:50

​Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur për temën e bashkimit kombëtar të shqiptarëve.

Ahmeti ka thënë se s’ka shqiptar që s’e do Shqipërinë, dhe që s’e do bashkimin kombëtar. Por, sipas Ahmetit, gjërat kanë ndryshuar shumë që nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.

Ai ka thënë se shqiptarët tani duhet të synojnë të bashkohen në Evropë, me integrimin e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

“Alternativë tjetër nuk ka. As shqiptarët, as fqinjët tanë nuk kanë. Shqipërinë e Madhe na e futën të tjerët si koncept. S’është Shqipëria as e madhe, as e vogël, është aq sa është”, është shprehur Ahmeti në “Pressing”.

Ahmeti ka porositur shqiptarët që të punojnë për t’i forcuar shtetet e tyre, duke përmendur në veçanti Kosovën.

Kreu i BDI-së ka folur edhe për idenë e ndarjeve territoriale.

“Koncepti i ndarjeve është jo i dobishëm për shqiptarët”, ka thënë ai.

“Në radhë të parë, s’ke se si i ndan. Nuk mund t’i ndash kufijtë me litar, me vizore”, është shprehur Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës…