Ali Ahmeti: Dëshmia e Rubin dhe tjerëve do ta nxjerrin të vërtetën e luftës së UÇK-së në shesh!

19 shtator 2025 | 21:21

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti refuzoi të premten, të flasë për dëshminë e ish diplomatit amerikan, James Rubin, në Gjykatën Speciale në Hagë

Për këtë nuk e foli asnjë fjalë as në mbledhje e qeverisë në detyrë.

Por, Hekuran Murati, nuk pati si t’i ikë pyetjes për këtë temë, kur doli në konferencë për shtyp, e u pyet për zhvillimet e fundit në Hagë.

Në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së patën një koment interesant për këtë deklaratë të Muratit.

Megjithatë, kryetari Hysni Gucati tha se ky qëndrim është i vonuar e i thënë pa ndjenja.

Këta të fundit, sipas një bashkëluftëtari të tyre, nuk janë njerëz të rëndomtë.

Ali Ahmeti, që është kryetar i partisë BDI në Maqedoni, tha se dëshmia e Rubin dhe tjerëve pas tij, do ta nxjerrin të vërtetën e luftës së UCK-së në shesh.

Ahmeti bëri këtë koment teksa mori pjesë në vendosjen e shtatores së heroit Afrim Zhitia në fshatin e tij të lindjes, LLugë të Podujevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Gjakovës dhe njëherit kandidati nga Aleanca për Ardhmërinë…